Një nga universitetet më në zë në Shqipëri, “Marin Barleti” njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë një ceremoni nderi për Presidentin e FSHF, Armando Duka. Universiteti ka si pjesë të studimeve edhe akademinë e sporteve pikërisht edhe nga vjen çmimi “Barleti” për presidentin Duka, me motivacionin mbi meritat e mëdha në menaxhim sportive dhe rritjen e reputacionit të futbollit shqiptar.

Çmimi në fjalë vjen pak ditë para inagurimit të impiantit më të madh sportive në vend siç është “Arena Kombëtare”. Në kuadrin e rindërtimit të stadiumeve dhe përmirsimit të kushteve, Federata ka njoftuar përfundimin e punimeve, së fundmi për stadiumin “Loni Papuçiu”, në qytetin e Fierit. Ndërkohë rikonstruktimit i është nënshtruar edhe stadium i Kukësi “Zeqir Ymeri” si dhe të tjera ambjente sportive.

Një vëmendje i është kushtuar edhe rritjes së akademive ku Federata ka njoftuar pak kohë më parë se ekipet më të mira do të kenë shpërblime të majme për performancën e tyre vjetore.

Lidhur me këto përkrahje dhe të tjeta mundësi shërbimi ndaj futbollit në vend, Universiteti “Marin Barleti” shpreh mirënjohjen në aspektin sportive nëpërmjet këtij çmimi./Sport Ekspres/