Futbollisti me origjinë shqiptare, Ardian Morina ka hyrë në histori, teksa ka shënuar golin më të shpejtë në Kupën e Gjermanisë e njohur ndryshe si DFB Pokal.

24-vjeçari, i cili aktivizohet te skuadra e Ulm gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Duseldorf pas vetëm 14 sekondash lojë. Duseldorf arriti ta përmbyste rezultatin në 1-5.

Morina është bërë kështu futbollisti që ka shënuar golin më të shpejt në garën më të vjetër në futbollin gjerman.

Ne kete menyre, shqiptaret lene gjurme edhe ne kete vend, ne nje menyre a ne nje tjeter.