Ashtu si çdo fushë tjetër e jetës, edhe futbolli është në kolaps total për shkak të stopimit që koronavirusi i ka bërë jetës. Nuk luhet futboll prej fundit të shkurtit dhe nuk pritet të luajë edhe për muaj të tjerë.

Po bie çdo ditë e më shumë mundësia e mbylljes së të gjithë kampionave deri në fund dhe po vihet në dyshim edhe merkatoja e verës, që fillon në 1 korrik dhe përfundon në 1 shtator.

FIFA është në dilemë të madhe se cila do të jetë e ardhmja e futbollit. ”L’Equipe” raporton se qeveria botërore e futbollit po mendon të ndryshojë afatin e lejimit të të bërit merkato. Ndryshe nga tani që mbyllet në shtator, merkatoja do të mbyllet në ditën e fundit të këtij viti, më 31 dhjetor.

Gjithashtu kontratat, që përfundojnë në fund të qershorit do të shtyhen akoma më shumë për shkak të kësaj pauze. Ky rregull ndikon edhe në vendin tonë, duke parë se një sërë klubesh të Superiores operojnë me kontrata njëvjeçare dhe i nevojitet një zgjidhje për situatën aktuale që ndodhen. /vipsport/