Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMerkato/ Dinamo pranon ofertën 200 mijë euroshe të turqve. Mesfushori i bluve...

Merkato/ Dinamo pranon ofertën 200 mijë euroshe të turqve. Mesfushori i bluve prezantohet tek skuadra e re

Gasama Karamba nuk është më një futbollist i Dinamos. Ai ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Gaziantep në Superligën turke dhe ditën e sotme është prezantuar nga ana e klubit.

Transferimi i tij mbush arkat e Dinamos, pasi rreth 200 mijë euro do të kalojnë nga turqit te kryeqytetasit.

21-vjeçari ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe progres të dukshëm gjatë sezonit të fundit dhe është një profil interesant për të forcuar repartin e mesfushës së Gaziantep. Ky transferim në elitën e futbollit turk është një hap i rëndësishëm në karrierën e lojtarit të ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments