Sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit Vllaznia U21, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por në sezonin e ri Rigers Sekja ka vendosur të ndryshojë ekip.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka kaluar tashmë te ekipi i KF Murlanit i cili do të marrë pjesë në sezonin e ri në kategorinë e dytë dhe kësisoj është vënë nën urdhërat e trajnerit Xhahysa.

Sekja luan në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe është rritur te Akademia Vllaznia. Më pas kaloi tek Kukësi duke luajtur për një sezon me ekipin B të tij, para se të kthehej sërish në Shkodër tek ekipi i 21 vjeçarëve kuqeblu.

Ndërkohë për sezonin e ri mesa duket ka zgjedhur t’i bashkohet projektit të KF Murlani duke iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga Altin Xhahysa dhe që do të marrë për herë të parë pjesë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

KF Murlani ka vetëm një vit që është krijuar, por synimet e tij janë mjaft ambicioze dhe madje dy ditë më parë presidenti Rraboshta do të shprehej se objektivi i kësaj skuadre në sezonin e ri do të ishte ngjitja në kategorinë e parë.

Dhe pikërisht këto ambicje duket se kanë bindur Sekjen të bëjë këtë zgjedhje, për të qenë ai e saj në sezonin që pritet të startojë muajin e ardhshëm./SHKODRA-SPORT.COM/