Superliga shqiptare mbylli javën e parë. Me merkaton hapur, skuadrat janë duke menduar edhe për afrimet “in-extremis”, teksa kanë bërë edhe kolaudimet e duhura, për mos thënë se kanë ndërruar në disa raste edhe më shumë se gjysmën e skuadrës.

Ndër largimet e këtij sesioni merkatoje është edhe Seferi, që la Tiranën për të shkuar te Vorskla në Ukrainë. Me vlerën 650 mijë euro në treg, sulmuesi mbante kreun e futbollistëve më të shtrenjtë në Shqipëri.

Tanimë Seferi i ka lënë stafetën Redon Xhixhës, me sulmuesin tjetër të Tiranës që merr kreun në klasifikimin e më të shtrenjtëve në elitën tonë. 475 mijë euro vlen kurbinasi, ndërsa ndiqet nga Skuka i Partizanit me 450 mijë euro.

Në listë vijon Bekaj, teksa në vendin e katërt Ferreira, mbrojtësi i ri i Kukësit. Pas tyre Hebaj, Rrapaj, Limaj, Bitri, Ismajlgeci dhe Vulaj.