Merkatoja e janarit po afron dhe natyrisht qe tek Vllaznia kane filluar te bejne planet per afrime e disa lojtareve cilesore. Natyrisht qe kane filluar te permenden edhe emrat e para ndonese nuk ka asnje konfirmim nese realisht jane futbollistet qe deshiron stafi aktual i kesaj skuadre apo jo. Sakaq, kohet e fundit po flitet per nje mundesi largimi te mesfushorit shkodran Ndriçim Shtubina nga ekipi i Kukesit.
Ne keto kushte, emri i tij po lakohet shumë në ditët e fundit për një kalim të mundshëm gjaët janarit tek ekipi i Vllaznisë. Ky futbollist eshte kontaktuar nga Shkodra.News dhe ai ka pranuar të flasë rreth të ardhmes së tij, por nuk e di çfarë do të ndodhë me të. “Nuk di asgjë çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Është presidenti Safet Gjici ai që e ka në dorë të ardhmen time.” – thotë fillimisht Shtubina. I pyetur nëse do të rikthehej tek Vllaznia, “Çimi” siç e thrrisnin në Shkodër, përgjigjet: “Të them të drejtën bisedime nuk kam pasur me drejtuesit e Vllaznisë. Por, nëse do të largohem drejtuesit munden të më kontaktojnë. Me mua çdo gjë është e hapur. Unë pranoj të të rikthehem në Shkodër, por nga ana tjetër mund t’ju them se më kanë kontaktuar edhe disa ekipe të tjera të Superiores, që kanë shfaqur interes nëse largohem nga Kukësi, me të cilët ka biseduar edhe menaxheri im.” – e mbyll prononcimin e tij për Shkodra.News ish-kapiteni i shkodranëve