Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e para të javës së 27-të. Pas 12 ditësh pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, elita e vendit rikthehet atje ku e la.

Në 13:45 në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, Kukësi dhe Tirana do diskutojnë 90 minuta mes tyre. Dueli i kryesuesve dhe verilindorëve pritet i luftuar, me Tiranën që kërkon të marrë tri pikët, për të thyer rekordin e dy fazave të para.

Në 16:45 në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Egnatia luajnë duelin e mbijetesës. Blutë e Vanolit duhet të marrin pikë, aq të vlefshme për qëndrimin mes më të mirëve. Nga ana tjetër, të besuarit e Ramadanit vijnë nga formë e mirë.

Sot, Superliga:

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia