Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Skuadra e Superligës synon Saleh Nasr

MERKATO/ Skuadra e Superligës synon Saleh Nasr

Merkatoja e dimrit pritet të jetë e nxehtë, teksa Flamurtari ka hedhur sytë nga një prej emrave më të spikatur të Superiores. Bëhet fjalë për sulmuesin egjiptian të Skënderbeut, Saleh Nasr, i cili është shndërruar në objektivin kryesor të kuqezinjve.

Nasr po kalon një sezon mjaft pozitiv nën drejtimin e Ernest Gjokës, duke realizuar 9 gola në 17 ndeshje. Forma e shkëlqyer e ka kthyer atë në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, me disa klube të elitës që ndjekin nga afër situatën e tij.

Në kampin vlonjat raportohet se janë të gatshëm të “thyejnë bankën” për të siguruar shërbimet e sulmuesit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse oferta e Flamurtarit do të jetë bindëse për drejtuesit korçarë. Largimi i Nasr do të përbënte një goditje të rëndë për repartin ofensiv të Skënderbeut.

Sipas burimeve pranë klubit korçar, në adresë të presidentit Ardjan Takaj kanë mbërritur tashmë edhe oferta zyrtare për kartonin e Saleh Nasr, çka pritet ta bëjë edhe më interesante këtë merkato dimri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments