Partizani e mbylli këtë vit duke u renditur në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Trajneri i të kuqve Xhovani Kolela është shprehur se ndjehen shumë mirë për këtë rezultat dhe se duhet të vazhdojnë të punojnë për të arritur më shumë.

“Nuk kam ndjerë asgjë në vecanti kur ishin skeptikë për mua sepse ata smë njihnin, është normale në punën që bëjmë, Përshtatja me skuadrën ka qënë e mirë që në fillim, e vlerësoj kampionatin sepse nuk i kushtoj rendësi vetëm ekipit por edhe kampionatit, vlerësimi im u konfirmua. Unë mendoj që Partizani ka shumë për tu përmirësuar si ekip, sic do e mirë që them apo e keqe situate mund të ndryshojë. Janë një grup djemsh të mirë, por gjëra të vogla që ndodhin. Por nuk e përjetojmë keq.

Merkatoja e janarit ndryshon ekuilibrat, kundërshtari më i fortë i Partizanit është vetë Partizani, janë ende ndeshje për tu luajtur, kemi dy tre ekipe në synim. Pengjet janë gjithmonë pjesë e sportit, nuk ka nevojë. Por ne kemi luajtur mirë dhe nuk mund të rrimë të mendojmë për ato që kemi humbur.

Derbi janë ndeshje të cuditshme, megjithatë nëse shohim nga ana mendore dhe morale vlen shumë, dhe ka rëndësi më të madhe”, është shprehur Kolela për “Sport News”