Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Z.Arben Dervishaj, i cili është përgjegjës për investimet dhe infrastrukturën në këtë institucion, ka ndarë me miqtë e tij, një pjesë nga fasada e stadiumit “Arena Kombëtare”, që është duke u ndërtuar në kryeqytet.

 

arben dervishaj

 

Dervishaj e ka cilësuar këtë impiant modern si një nga stadiumet më të bukura në Europë. “Po merr forme Arena Kombetare. Ja nje pjese e fasades. Me te vertete po realizohet nje nga stadiumet me te bukura ne Europe”, shkruan Dervishaj në “Facebook”.

 

 

Dervishaj