Ka mjaftuar humbja 1-3 në finalen e sotme ndaj Bylisit dhe për më tepër loja zhgënjyese e Vllaznisë në këtë ndeshje, që tifozët shkodranë të rikthehen në kritikat e tyre të forta ndaj skuadrës dhe drejtuesve.

Komenti i thuajse të gjithë atyre ka qenë tjetërsimi i skuadrës për sezonin e ri. Shumica e tifozëve në komentet e bëra në rrjetet sociale kanë qenë të mendimit se 70- 80 % e ekipit aktual duhet larguar sepse Vllaznia e sezonit të ardhshëm nuk mund të ndërtohet me to.

Një mendim që ndoshta e kanë në mendje edhe drejtuesit, megjithatë nuk mund të thuhet me saktësi sesa prej lojtarëve aktualë të kuqebluve do të lihen të lirë.

Paraqitja që ato kanë bërë sot ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për këtë arsye, kritikat në adresë të futbollistëve kanë qenë të mëdha.

Tifozët i akuzojnë lojtarët se shumica prej tyre janë ato që e hodhën Vllazninë një sezon më parë nga Superliga dhe po këto lojtarë zhgënjyen edhe sot në finalen e kategorisë së parë ndaj Bylisit.
© shkodrasport.com

Ekipi i Vllaznise para ndeshjes se sotme finale ndaj Bylisit. Foto: Mikel Thepina