Një zhgënjim nga të gjitha këndvështrimet: Real Madrid dhe Eden Hazard kanë vendosur të ndahen me një zgjidhje të parakohshme të kontratës.

Talenti belg nuk ka arritur kurrë të përsjtatet në Madrid nën drejtimin e Carlo Ancelotti, mes njëmijë keqkuptimesh, vështirësish dhe paraqitjesh që thuajse asnjëherë nuk i përmbushin pritshmëritë.

Zgjedhja ishte pothuajse e pashmangshme dhe kështu erdhi akti i fundit formal mes lojtarit dhe klubit. Me një njoftim zyrtar për shtyp, Real Madrid bëri të ditur se kishte përgatitur prishjen e kontratës me Eden Hazard pas një sërë paraqitjesh që nuk u konsideruan të mjaftueshme ose të afërta me ato që belgu kishte bërë kur luante në Premier League te Chelsea.

“Real Madrid CF dhe Eden Hazard kanë arritur një marrëveshje ku lojtari do të përjashtohet nga klubi që nga 30 qershori 2023”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit spanjoll.

“Eden Hazard ka qenë pjesë e klubit tonë për katër sezone, në të cilat ka fituar 8 tituj: 1 Champions League, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Europiane, 2 Kampionate, 1 Kupë Mbreti dhe 2 Superkupa Spanjolle. Real Madrid dëshiron shpreh gjithë mbështetjen e tij për Eden Hazard dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mirë në këtë fazë të re”.

Një ndarje e dëshiruar nga të dyja palët, të cilat vendosën gjithashtu të korrigjojnë skadimin e kontratës, e vendosur fillimisht në qershor të 2024, duke e lënë të lirë belgun.

Real Madridi kishte vënë bast shumë te Hazard në verën e vitit 2019 kur e mori lojtarin nga Chelsea për 100 milionë euro. Por më pas, një blerje që nuk bindi kurrë dhe një prani absolutisht e padukshme.

Në tre sezone e gjysmë të kaluara në Madrid, Hazard luajti 73 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke koleksionuar 7 gola ​​dhe 11 asiste, të cilat, krahasuar me atë që bëri në Angli në sezonin e fundit (16 gola dhe 15 asist) vuri në pah vështirësitë kronike në Madrid të cilat kulmuan me sezonin aktual në të cilin ai ka qenë në fushë për më pak se 300 minuta./telesport/