Babai dhe agjenti i lojtarit argjentinas Alexis Mac Allister do të mbërrijë sot në Angli për të rënë dakord për kushtet përfundimtare për transferimin e mesfushorit te Liverpooli.

“Puna pritet të përfundojë javën e ardhshme dhe babai i tij do të jetë në Angli së shpejti për t’i kryer të gjitha”, ka shkruar Romano.

Pritet që Liverpool të paguajë nga 50 deri në 60 milionë euro për shërbimet e argjentinasit dhe Mac Allister do të mbajë fanellën me numrin 10, të veshur më parë nga Sadio Mane.

Është raportuar gjithashtu se Mac Allister mund të fitojë 175 mijë euro në javë në Liverpool, dhe nuk ka dyshim se ai do të jetë një shtesë e madhe për skuadrën e Jurgen Klopp dhe është lloji i lojtarit që Reds u mungoi shumë sezonin e kaluar.

Argjentinasi e filloi karrierën e tij në radhët e Argentinos Juniors, dhe mbërriti në Brighton në vitin 2019, si huazim nga Boca Juniors.

Ai luajti gjithsej 112 ndeshje për Brighton, duke shënuar 20 gola dhe duke regjistruar nëntë asistime.Me Argjentinën, ai fitoi Kupën e Botës në Katar dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të tyre./Telegrafi/