Pas 7 golave ne kampionatin uzbekistanas, sulmuesi shkodran Rubin Hebaj vijon te shenoje edhe ne Kupen e ketij vendi. Diten e djeshme ai ka shenuar edhe dy gola te tjere ne ndeshjen e rradhes.

Pikerisht ne sfiden ndaj ekipit Olimpiya FA, ai ka qene serish percaktues me lojen dhe golat e tij duke kontribuar ne fitoren e thelle 6-0 te FC Andijan.

24 vjeçari ka shenuar golin e pare te tij dhe te dyten per skuadren ne minuten e 35-te, ndersa te dytin personal dhe te tretin per skuadren e tij e ka shenuar ne minuten e 50-te.

Statistikat e ketij lojtari i kane bere per vete te gjithe dhe kaq ka mjaftuar qe skuadra te ndryshme te ketij vendi dhe jo vetem, te shfaqin interes per blerjen e tij. Megjithate Hebaj per momentin eshte i fokusuar maksimalisht qe te beje me te miren per Andijan.

Ky i fundit i ka besuar ne merkaton e dimrit duke e marre dhe tashme padyshim qe po mbeshtetet ne lojen dhe golat e tij duke e ndihmuar te arrije objektivat qe ka. Kujtojme qe ne kampionat deri tani Hebaj ka shenuar 7 gola duke qene golashenuesi i dyte me i mire i kampionatit, si dhe 2 gola ne kupe.
Gjergj KOLA