I merzitur nga ajo çfare ndodhi ne fund te kampionatit, Orges Shehi e deklaroi hapur se aventura e tij tek Tirana do te mbyllej ne fund te sezonit. Ne skene doli nje oferte shume e mire e Shkendise se Tetoves, por ne mes u fut edhe Vllaznia.

Madje, u be e ditur se drejtuesit e Vllaznise kane darkuar nje nate me te duke tentuar t’i mbushin mendjen per te ardhur ne Shkoder, por duket se tashme trajneri durrsak e ka marre vendimin.

Ai do te qendroje serish tek Tirana. Presidenti i saj Refik Halili mesohet t’i kete ofruar po aq sa Shkendija e Tetove, pra rreth 100 milione leke per nje sezon dhe kjo ia ka mbushur mendjen atij qe te qendroje serish tek bardheblute.

Ne kete menyre, tek Vllaznia bie poshte edhe nje tjeter kandidature per pankinen e saj dhe tashme presidenti Xhaferi dhe drejtori sportiv Plori duhet te shohin opsionet e tjera.

Orges Shehi eshte vleresuar per punen e bere te Tirana dhe si rrjedhoje presidenti Halili ka bere nje “çmenduri” financiare per ta mbajtur dhe me siguri qe ai do te jete tashme trajneri me i paguar i kampionatit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/