Dëshira e shkodranëve është plotësuar tashmë. Ndeshja Vllaznia- Burreli e vlefshme për javën e dytë të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë “ok”-in për këtë gjë dhe në këtë mënyrë tashmë nuk ka më dilema në këtë mes. Takimi do të luhet në këtë impiant sportiv ditën e dielë në orën 14.00.

Arsyeja pse kjo ndeshje është spostuar për këtë ditë ka të bëjë me faktin se ajo do të transmetohet nga TVSH dhe ajo ka kërkuar këtë gjë.

Në këtë mënyrë, ndeshja Vllaznia- Burreli është vendosur që të luhet në stadium dhe kjo është diçka shumë pozitive. Në kampin shkodran tashmë presin të rregjistrojnë fitoren e rradhës dhe vazhdimin e kryesimit të renditjes.
© shkodrasport.com