HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREMes Amerikës dhe Shqipërisë, Olsi Gocaj zgjedh të firmosë sërish me Flamurtarin

Mes Amerikës dhe Shqipërisë, Olsi Gocaj zgjedh të firmosë sërish me Flamurtarin

Mes dilemave per te qendruar ne Amerike prane familjareve te tij apo rikthimit serish tek Flamurtari per te luajtur edhe nje sezon tjeter me te, ka fituar versioni i dyte dhe si rrjedhoje mbrojtesi shkodran eshte rikthyer dhe sot eshte prezantuar nga ana e klubit vlonjat.

Lojtari me shume pervoje qe muajin e ardhshem mbush 33 vjeç do te nise ne kete menyre sezonin e tij te trete me ekipin e Flamurtarit me te cilin ka provuar te luaje edhe ne Superlige, por edhe ne kategorine e dyte dhe tashme do te luaje edhe ne te paren.

Drejtuesit e Flamurtarit besojne ne aftesite dhe pervojen e ketij lojtari dhe i kane kerkuar Olsi Gocajt qe te jete pjese e tyre edhe ne sezonin e ri, me qellim qe ai te kontribuoje ne rikthimin e skuadres serish ne Kategorine Superiore.

Futbollisti shkodran ne fakt kishte menduar ndoshta per t’i dhene fund futbollit te luajtur dhe gjate veres ka qene ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prane familjareve te tij, por ne fund eshte bindur dhe eshte rikthyer serish ne Shqiperi per t’iu bashkuar edhe njehere tjeter Flamurtarit.

Ai ka qene pjese e tij kur ka rene nga kategoria dhe duket se e ka nje vend per ta ngjitur perseri aty. Kujtojme qe Gocaj ka luajtur shume vite te karrieres se tij me Vllaznine si mbrojtes i djathte, nderkohe qe ka provuar te luaje dhe me Kastriotin dhe Laçin./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments