...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori i Vllaznisë Uendi Vecaj firmos për Dinamon e Zagrebit

Mesfushori i Vllaznisë Uendi Vecaj firmos për Dinamon e Zagrebit

Mesfushori i talentuar shkodran Uendi Vecaj është zyrtarisht futbollist i Dinamos së Zagrebit. Klubi Vllaznia dhe klubi kroat kanë rënë dakord pasditen e sotme për transferimin e këtij futbollisti. Nuk bëhen të ditura detajet e kontratës por më shumë sesa një shitje, duket se kemi me një bashkëpunim të lindur mes dy klubeve me idenë për të vazhduar edhe në të ardhmen me shkëmbimin e lojtarëve të tjerë.

20 vjeçari para disa ditësh kaloi një periudhë prove pranë Dinamos së Zagrebit dhe ndonëse në ato momente nuk u tha asgjë për një firmosje të mundshme të kontratës, gjithçka është zyrtarizuar ditën e sotme. Për rrjedhojë, Vecaj do të niset menjëherë drejt Kroacisë për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.