HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori Kastrati largohet ende 'pa ardhur' mirë te Vllaznia

Mesfushori Kastrati largohet ende ‘pa ardhur’ mirë te Vllaznia

Dje duhej te ishte dita vendimtare per te, por ne fakt nuk ndodhi keshtu. E kemi fjalen per mesfushorin kosovar Eroll Kastrati i cili ndodhej ne prove prej disa ditesh tek Vllaznia.

Te gjithe sportdashesit kane pritur ne fakt ta shohin ne fushen e lojes ne ndeshjen miqesore qe kuqeblute zhvilluan ndaj Beselidhjes (e fituar 2-1 nga kjo e fundit), per te pare edhe cilesite e ketij lojtari.

Por Kastrati nuk eshte shfaqur kund. Kjo sepse 20 vjeçari i rritur ne Belgjike eshte larguar nga Vllaznia para kesaj ndeshje ngaqe nuk ka arritur dot ta binde stafin teknik.

Ne kete menyre, nje nga lojtaret e ardhur per prove largohet shume shpejt, nderkohe qe tjetri ishte sulmuesi i Veleçukut Brajan Shekaj qe luajti disa minuta ndaj lezhjaneve por ende nuk dihet vendimi qe do te marre stafi i Vllaznise per te./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments