HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori Krymi me probleme dëmtimi. Në dyshim ndaj Lushnjës

Mesfushori Krymi me probleme dëmtimi. Në dyshim ndaj Lushnjës

Në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj ekipit “Vllaznia B” kanë munguar tre prej futbollistëve titullarë të ekipit shkodranë. Bëhet fjalë për Olsi Gocajn, Florind Bardullën dhe Ardit Krymin. Dy të parët në fakt kishin disa ditë që nuk ishin stërvitur rregullisht me grupin tjetër të futbollistëve për shkak të disa problemeve me dëmtimet dhe stafi teknik për mos rrezikuar me ta, vendosi të mos i aktivizonte në këtë miqësore.

Por përveç tyre ka rënë në sy edhe mungesa e Krymit. Ai ka qenë i pranishëm në fushën e kompleksit “Hasaj” por nuk ka luajtur për asnjë minutë. Sipas stafit mjekësor të ekipit shkodran, mesfushori 21 vjeçar ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren Shpresa madje nuk luajti për asnjë minutë në sfidën e saj ndaj Irlandës së Veriut. Si rrjedhojë e këtij dëmtimi, shkalla e të cilit do të shihet në ditët e ardhshme, është në dyshim edhe aktivizimi i tij në ndeshjen e së mërkurës ndaj Lushnjës.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments