HomeKRYESOREMesfushori kuqezi 'e bën sefte' në Hungari, shënon një supergol

Mesfushori kuqezi ‘e bën sefte’ në Hungari, shënon një supergol

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka realizuar golin e parë me skuadrën e MTK Budapest, në takimin që ekipi i tij është duke zhvilluar në transfertë ndaj ekipit të Puskas Akademia dhe deri më tani kanë marrë rezultatin 1-2.

Ndeshja vazhdoi me barazimin pa gola deri në minutën e 33’, kur Futacs do të shënonte në portën e kryesuesve të Nemzeti Bajnoksag I (NB I), ndryshe kampionati kryesor i futbollit hungarez, ndaj Puskas Akademia.

Ndërsa në minutën e 69’ ishte Ramadani ai i cili do të realizonte dhe do t’i dhuronte të dytin gol ekipit, me të cilin u bashkua në verën e vitit 2021.

Megjithatë e shpejtë ishte kundërpërgjigja e vendasve, të cilët realizuan në minutën e 78’ falë golit të Skribek.

Theksojmë se ky është i pari gol që lojtari shqiptar realizon me ekipin e MTK Bundapest, që është duke vuajtur mungesën e rezultateve dhe qëndron në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 19 pikë në 20 ndeshje të luajtura, nëse do mundet të mbajë këtë rezultat deri në përfundim të takimit me Puscas Akademia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments