Kartoni i kuq i marre ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes nga futbollisti maqedonas Isaevski, ka qene i pari per Vllaznine e ketij sezoni, ne kater javet e deritanishme te kampionatit.

Si rrjedhoje, te dielen ndaj Kukesit trajneri Brdariç do te jete i detyruar qe per here te pare ne keto jave te ndryshoje diçka ne formacionin e kuqebluve.

Isaevski eshte nje nga pikat me te forta te Vllaznise se ketij sezoni teksa ka marre edhe vleresimet maksimale nga te gjithe specialistet, per rrjedhoje mungesa e tij pas tre ditesh do te jete nje faktor aspak pozitiv per kete skuader.

Ne kater ndeshjet e para, ekipi shkodran ka luajtur me te njejtin formacion dhe ende nuk eshte e qarte se me cilin lojtar do ta zevendesoje stafi teknik Isaevskin.

Duhet pare se cili prej futbollisteve i pershtatet skemes 3-5-2 qe po aplikon kjo skuader dhe kush mund te luaje ne rolin e “pistonit” anesor ne krahun e majte.

Dje per disa minuta ka luajtur ne kete pozicion Ardit Hoxhaj dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe ndaj Kukesit te jete ai ne fushe. Megjithate duhet pritur…/SHKODRA-SPORT.COM/