Tiago Silva u mendua se po përgatitej të mbyllte karrierën e tij në Brazil, në momentin që lajmëroi se nuk do të kishte rinovim kontrate me PSG. Mirëpo, mbrojtësi u josh nga Premier League dhe firmosi me Çelsin, teksa këta të fundit përfituan duke e transferuan me parametër zero.

Kështu, pas një fillimi të sezonit me ulje e ngritje, skuadra dhe Tiago Silva kanë gjetur stabilitetin e duhur dhe rezultatet po vijnë. Në këtë formë, blutë e Londrës dhe trajneri Frenk Lampard janë bindur nga mbrojtësi dhe kërkojnë t’i rinovojnë kontratën, e cila aktualisht ka një opsion për rinovimin edhe me 12 muaj të tjerë.

Gjërat duken në vijën e duhur duke qenë se Silva edhe pse tashmë 36-vjeçar, ka gjetur një rini të dytë dhe në fushë është një lider për Çelsin që pret ta ketë pjesë të saj deri në vitin 2022. Bisedimet mes palëve për këtë rinovim kanë nisur dhe pritet që të ketë dakordësi e në vijim mund të shpallet kohëzgjatja e bashkëpunimit.