Drejtuesit e Terbunit kishin paralajmeruar diten e djeshme se gjithçka sa i takonte çeshtjes se trajnerit te ri do te merrte fund sot dhe keshtu ka ndodhur teksa klubi pukjan ka zyrtarizuar njeriun qe do t’i drejtoje ne gjysmen e dyte te sezonit.

Edmond Dalipi do të jetë trajner i Tërbunit për pjesën tjetër të këtij sezoni futbollistik. Pas largimit të Oltijon Kërnajës, drejtuesit pukianë kanë zgjedhur t’i besojnë pankinën 47-vjeçari lushnjar.

Ne fakt nje nga emrat me te perfolur per te marre kete detyre ka qene ai i Samuel Nikaj me te cilin bisedimet kane zgjatur deri paraditen e sotme por ne fund tekniku shkodran i ka kthyer pergjigje negative sepse ka te tjera plane dhe per kete arsye, me pas drejtuesit e Terbunit kane mbyllur gjithçka me Dalipin

Eksperienca si “timonier” në Kategorinë e Parë ka bërë që ai të shihet si i duhuri për të drejtuar skuadrën në gjysmën e dytë të këtij edicioni futbollistik.

Me trajnerin e ri është hedhur e “zeza mbi të bardhë” dhe do të nisë menjëherë nga puna. Ai ka drejtuar ekipe si Skrapari, Tërbuni, Dinamo, Mamurrasi dhe së fundmi Sopoti.