Pas Mevlan Adilit edhe Simeon Hristov duket shume prane firmes me Vllaznine. Lojtari stervitet prej tre ditesh me ekipin shkodran dhe forma e tij duket se eshte e mire dhe e ka bindur stafin teknik. Ne foton e publikuar sot nga klubi shkodran, eshte Hristov bashke me shqiptaro- maqedonasin Adili gjate nje seanc stervitore me kuqeblute.

Per kete arsye, burime prane klubit shkodran bejne te ditur se me lojtarin kane filluar edhe diskutimet per kushtet e kontrates dhe me shume te ngjare, javen e ardhshme kur ekipi te kthehet ne Shkoder, ai te hedhe firmen.

Hristov do te behej kesisoj blerja e dyte e Vllaznise ne kete merkato pas shqiptaro- maqedonasit Mevlan Adili. Me ardhjen e tij do te kompletohej ne njefare menyre edhe reparti i sulmit, ndonese pritet edhe ndonje firme tjeter ne ditet ne vazhdim.

Trajneri Jonuz kishte kerkuar kater lojtare ne merkaton e janarit dhe deri me tani mund te thuhet se ajo eshte realizuar pergjysem por ne ditet ne vijim mund te plotesohet.

Me se shumti Vllaznia ne gjysmen e pare te sezonit ka vuajtur per sulmues dhe tani me ardhjen e Hristov duhet pare nese eshte rregulluar gje ne manovren sulmuese apo jo. Prova e tij e pare do te jete ajo e nesermja ne miqesoren me Pogradecin.
www.shkodrasport.com