Futbollisti shkodran Roland Shkreli ka rezultuar pasditën e sotme shumë vendimtar për skuadrën e tij të Orikut. Ai ka shënuar golin e dytë të ndeshjes dhe i ka dhënë në këtë mënyrë fitoren ekipit të tij.

Takimi në mes Orikut dhe Tomorit ka qenë shumë i luftuar, teksa këtë e trgon fakti që gjyqtari ka nxjerrë nga xhepi disa herë kartonin e verdhë. Megjithatë, në minutën e 70-të, ka qenë Roland Shkreli, ai që ka shënuar, teksa me këtë gol i dha fitoren ekipit të tij.

Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja është mbyllur me fitoren 2-1 në favor të Orikut, i cili i falet kështu golit të shënuar nga futbollisti shkodran. Kujtojmë që Shkreli është rritur tek Ada, nderkohe qe me pas ka firmosur me Bylisin dhe tashme luan si i huazuar tek Oriku.

Ndërkohë, pjesë e këtij ekipi janë edhe tre shkodranë të tjerë, siç janë Kabir Tahiraga, Olsi Shema dhe Eraldo Deda, teksa dy të parët e nisën këtë ndeshje si titullarë, ndërsa Deda u aktivizua në fushën e lojës në pjesën e dytë.
Maringlen ZHIVANI