Mesfushori 19-vjeçar nga Kopliku, Endri Zenelaj e mbyll me Sassuolon dhe transferohet në Serinë C të futbollit italian

Futbollisti që numëron edhe 5 ndeshje me Shqipërinë U19, ka firmosur me klubin e Fidelis Andria, prej ku synon të bëjë edhe trampolinën drejt niveleve më të larta të futbollit italian.

Zenelaj spikati sezonin e kaluar me të rinjtë e Sassuolos, duke luajtur plot 33 ndeshje, pjesën më të madhe si titullar, megjithatë zgjodhi të mos rinovojë me emilianët, për t’u transferuar në Serinë C, aty ku pritet të ketë shumë më tepër hapësira për të luajtur.

Mesfushori koplikas është vënë tashmë në dispozicion të trajnerit Cudini dhe po stërvitet me skuadrën, që është grumbulluar për fazën përgatitore në San Giovanni Rotondo.