Qe prej dites se djeshme po flitet per nje ndarje te tij me Flamurtarin dhe ne fakt keshtu ka ndodhur. Mesfushori shkodran Ansi Nika nuk do te jete me pjese e kesaj skuadre.
Kete e ka konfirmuar vete lojtari i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale ka folur per kete ndarje, por duke lene edhe disa fjale prapa.
Ne fakt i ka mjaftuar nje fjali shume e shkurter, per te dhene kuptimin e plote te kesaj pervoje gjashtemujore tek Flamurtari. “Loja mbaroi”- shkruan Nika ne postimin e tij.
Per Ansi Niken kane shfaqur interes skuadra kosovare dhe nuk perjashtohet mundesia qe brenda pak ditesh ai te sistemohet ne njerin prej ekipeve atje, duke perseritur keshtu nje aventure qe ka bere edhe me pare ne kete kampionat kur ka luajtur per Gjilanin.
© shkodrasport.com