Paraqitjet e mira te futbollistit shkodran Erdis Kraja me ekipin Lecco qe militon ne Seria C italiane vazhdojne. Ne ndeshjen e para pak diteve ne transferte ndaj ekipit Renato, 21 vjeçari ka kontribuar jo vetem me lojen por edhe duke shenuar njerin nga golat e skuadres se tij dhe duke kontribuar ne fitoren 3-2 te saj.

Ai ka shenuar golin e dyte te Leccos, pas nje skeme te ekzekutuar me shoket e ekipit dhe me nje gjuajtje potente nga jashte zone, ka arritur te mposhte portierin kundershtar dhe ta dergoje topin ne rrjete. Nderkohe, ai eshte zgjedhur edhe ne 11-shen me te mire te javes per Seria C

Ky eshte goli i trete kete kampionat per Krajen qe duket se ka gjetur veten me Leccon, ekip ne te cilin eshte i huazuar nga Atalanta, skuadra e njohur e Seria A e cila zoteron kartonin e tij.

Kujtojme qe Kraja u pat shpallur tre sezone me pare kampion i Italise me ekipin U19 te Atalantes, ku bashkelojtar me te ka qene edhe nje futbollist i cili po spikat sot tek Juventusi, Dejan Kulusevski.

Pas ketij suksesi, Kraja u huazu nje sezon ne Seria D tek Palermo, ndersa sezonin e kaluar ka qene pjese e Grossetos ne Seria C ku luajti 32 ndeshje. Sivjet duket se ka fituar me shume cilesi, teksa jo vetem po luan mire ne mesfushe, por tashme po shfaqet edhe si golashenues.
Gjergj KOLA