Barcelona është duke shqyrtuar kandidatët për trajnerin e ri që do të udhëheqë skuadrën sezonin e ardhshëm. Edhe pse për momentin kanë konfirmuar në krye Kike Setien, ky i fundit vështirë se do të rezistojë nëse nuk ia del të bëjë mirë në Ligën e Kampionëve. Por, një tjetër factor kundër tekniku aktual është edhe fakti se marrëdhënia e tij me futbollistët, sidomos me liderët, nuk është e mirë.

Ndërkohë, për emrin e trajnerit të ri nuk mendon vetëm klubi, por edhe Lionel Mesi. Sipas medivae, argjentinasi kërkon në Katalonjë, Marselo Bielsën, patriotin e tij. Ky i fundit arriti një sukses të madh duke qenë se ia doli të rikthente në Premier League Lidsin.

Mirëpo, edhe pse pati këtë arritje të madhe, kontrata e Bielsës me Lidsin përfundon këtë javë dhe palët ende nuk kanë diçka konkrete për rinovimin e kontratës. Ndërkohë, Bielsa ka eksperiencë edhe në La Liga, duke qenë se më parë ka drejtuar ekipin e Seviljes.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit do të marrin në konsideratë kërkesën e kapitenit të tyre. /VipSport/