Chelsea ka besim se Kai Havertz do të bashkohet me bashkatdhetarin e tij ,Timo Verner dhe do të bëhet transferimi i tretë i madh këtë sezon.
Chelsea kërkon vetëm 1 pikë për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Klubi ka nënshkruar me Ziyech nga Ajaxi, Timo Verner nga Lepzing dhe pritet që të nënshkruaj kontratën e rrallës më Havertz nga Leverkusen, por mbete problem çmimi i lartë që ai ka,plot 90 milion euro.
Ekipi Londinez duket se po kërkon të krijojë një skuadër konkurruese dhe të mbylli hendekun e madh që ka me ekipin e Liverpool, 33 pikë larg në këtë sezon.
Probleme të madhe për menaxherin e ekipit Lampard duket se ka edhe në mbrojtje ku ka pësuar më shumë gola se Brighton që ndodhet në vendin e 16 në Premier League.
Në listën e të afruarve në duket se është mbrojtësi i Ëest Ham Declan Rice i cili pritet të japi sigurinë e nevojshme ekipit në prapavijë.