Lionel Mesi ishte një nga më të mirët në fushë për Barcelonën në triumfin me përmbysje përballë Interit në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e djeshme.

Ylli argjentinas ka pasur disa probleme fizike në këtë start të sezonit, megjithatë pas ndeshjes u shpreh se i lumtur që e përfundoi ndeshjen pa shqetësime, ndërsa theksoi se në marrëdhënien mes tij dhe Grizman nuk ka asnjë problem.

“ Duhej të fitonim pasi është një grup i komplikuar dhe barazuam në ndeshjen e parë. Qëllimi ynë kryesor është të renditemi në vend të parë, po Interi është një ekip i shkëlqyer. Krijuam raste por ata ishin shumë të ngjeshur në mbrojtje. Me Grizman nuk kemi asnjë problem.

Kemi një marrëdhënie të mirë. Na duhej kjo fitore dhe shpresoj të vijnë të tjera. Të gjithë ekipet e mëdha kanë vështirësi në parasezon, nuk kemi një qendër të mirë stërvitore dhe kjo nuk është kritikë. Jemi të rëndë , kur udhëton nuk stërvitesh mirë. Por, është e nevojshme për klubin të organizojë ato ndeshje në verë.

Marrëdhënia me klubin është e mirë. E rëndësishme është të flasim për triumfet. Jam i lumtur që e përfundova ndeshjen pa shqetësime. Me Vidal patëm një presion më të organizuar. Arturo është një lojtar i rëndësishëm për ne. Rikuperon, shpërndan topa dhe lëviz. Është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Mesi./vipsport/