Argjentina e mbylli me një triumf “Kupën e Amerikës”, duke mundur në ndeshjen e fundit Kilin, me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje pati dhe dy kartona të kuq, ku dy kapitenët Mesi dhe Medel u “kacafytën” dhe arbitri i nxori jashtë.

Por, Mesi pas ndeshjes edhe pse një lojtar gjakftohtë, është treguar i sinqertë dhe ka thënë hapur atë që mendon. Ai shpërtheu ndaj organizatorëve dhe lëshoi akuzën e fortë se fituesi është i paracaktuar.

“Nuk mora medaljen sepse nuk doja të bëhesha pjesë e ko.rrupsionit dhe mënyrës se si na kanë trajtuar në këtë kompeticion. Largohemi me kokën lart dhe me ndjenjën se meritonim diçka më shumë, të shkonim në finale”, ka thënë ai.

Ndërkaq ka shtuar: “Tashmë është e qartë se Brazili do dalë kampion, gjithçka është bërë në një mënyrë të tillë. Unë them gjithnjë të vërtetën dhe atë që mendoj, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin”.

Edhe në “Instagram” Mesi ka dhënë mesazh të njëjtë, duke thënë se janë bërë padrejtësi ndaj Argjentinës.