Sot ka festë në familjen “Borshi”. Kryefamiljari i saj- Feridi, ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë, feston përvjetorin e 62-të të lindjes së tij.

Një emër që i ka bërë nder Vllaznisë në vite me paraqitjet e tij në fushën e lojës dhe në kontributin e dhënë në fitimin e disa trofeve.

Por jo vetëm kaq. Prej shumë vitesh punon edhe si trajner pranë Akademisë Vllaznia, ashtu siç ka punuar si pjesë e stafit teknik edhe të ekipit të parë duke fituar titullin kampion në vitin 1998 dhe 2001.

Ferid Borshi është një nga emrat e shquar të Vllaznisë së viteve ’70-’80 dhe ndonëse karriera e tij nuk u mbyll ashtu si duhet për shkak të nëpërkëmbjes për arsye politike, sërish ai ka mbetur i respektuar tek tifozët shkodranë.

Një mesfushor që është dalluar për lojën e tij dhe ndërkohë po bën mirë tashmë edhe si trajner në formimin e sportistëve të rinj, gjë që e ka bërë në mënyrën e duhur.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura Ferid Borshit, duke shpresuar që do të vazhdojë të japë kontributin e tij për futbollin shkodran edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com

Sot