Nëse dikush në dhomën e zhveshjes së Barcelonës është i kënaqur me Ernesto Valverden, ai është Lionel Mesi. Kampioni argjentinas dëshiron që trajneri të vazhdojë në stolin e klubit katalanas. Madje, ai do që Valverde të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe të mos e ndërpresë kontratën.

Pavarësisht se kontrata e Valverdes përfundon në fund të këtij sezoni, ka një klauzolë për ta rinovuar edhe një vit tjetër. Në klub ka dyshime mbi vendimin final. “Është trajneri më i mirë që ka ditur të menaxhojë Mesin”, thuhet brenda dhomës së zhveshjes së Barcelonës. Ai i ka dhënë qetësi dhe lirshmëri për të marrë nën kontroll frenat e lojës kur skuadra nuk është në momente të vështira. Mesi ka punuar me Rajkardin, Guardiolën, Vilanovën, Tata Martinon dhe Luis Enriken, trajnerë me të cilët fitoi diçka.