Edhe pas fitimit të Kupës së Botës për klube, situata nuk është aspak e qetë te skuadra e Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon” ka patur polemika mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Santiago Solari në lidhje me shitjen e mesfushorit Isco. Presidenti nuk është i bindur me idenë që lojtari të lihet i lirë për t’u transferuar që në janar dhe i ka kërkuar llogari trajnerit për këtë çështje.

Trajneri Solari e ka lënë shpesh në stol lojtarin 26-vjeçar, i cili vesh fanellën e skuadrës “merengues që prej vitit 2013 (168 ndeshje e 33 gola). Por Solari duket se do të jetë i sakrifikuari në merkaton e janarit, për t’i lënë vend afrimeve të tjera. Gjithsesi, këto lëvizje në mes të sezonit nuk pëlqehen nga Perez, që nuk pranon të heqë dorë nga një talent si Isco.

Interesi për Isco nuk muk ka munguar javët e fundit, teksa skuadrat më të mira në Europë kërkojnë të blejnë talentin e Real. Disa skuadra në Premier League, PSG dhe Juventusi janë interesuar për lojtarin, që ende nuk ka thënë fjalën e tij. Duket se vetë Isco preferon të qëndrojë në Madrid deri në fund të sezonit dhe më pas të shohë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm për të vendosur për fatin e tij.