Goli i futbollistit Armando Vuksani i ka mjaftuar ekipit Atletik U14 te merrte nje fitore me shume vlere ndaj Beses ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 18-te te kampionatit te kategorise se pare te kesaj grupmoshe.

Ajo eshte zhvilluar paraditen e sotme ne Kavaje dhe eshte fituar 1-0 nga djemte e drejtuar nga trajneri Eder Zmijani. Ky ka qene nje trepikesh me shume vlere sepse e ka ngjitur ekipin Atletik U14 nga vendi i 11-te ku ndodhej ne te 9-tin dhe padyshim qe do jete nje nxitje edhe per me tej.

Ekipi shkodran ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire teksa ka patur disa mundesi shenimi, megjithate eshte mjaftuar vetem me golin e Vuksanit shenuar ne minuten e 52-te per te marre kete trepikesh.

Atletik U14 tashme ka grumbulluar 16 pike duke kaluar ne renditje ekipet e Beses dhe Studentit dhe objektivi duket se do te jete klasifikimi ne gjashteshen e pare dhe kjo eshte plotesisht e arritshme.

Kuptohet qe eshte pjesmarrja e pare ne nje kampionat te tille profesionist dhe padyshim qe kjo gje ka patur veshtiresite e veta, megjithate djemte dhe stafi teknik po ia dalin me sukses duke marre edhe pervojen e duhur per vazhdimesine./SHKODRA-SPORT.COM/


BESA U14- ATLETIK U14 0-1

Goli: Armando Vuksani ’52

ATLETIK U14: Lumçi, Syla, Hebovija, Bajri, Ymeraj, Kastrati, Ramollaj, Gjergji, Nuha, Luka, Vuksani. Trajner Eder Zmijani. U aktivizuan edhe Qytetaj, Guri e Cafi.