Vllaznia e femrave ka hedhur sot nje hap te rendesishem per kalimin ne finalen e Kupes se Shqiperise duke mundur ne kryeqytet me rezultatin e thelle 7-0 ekipin e Partizanit. Ne kete lajm perpos “pokerit” te te zakonshmes Megi Doçi, ka patur edhe nje detaj tjeter qe duhet vleresuar.
Behet fjale per rikthimin ne fushe pas nje kohe te gjate te mbrojteses se majte te futbollistes Arbenita Curraj. Futbollistja u pat demtuar fillimisht gjate grumbullimit me kombetaren shqiptare dhe pas nje periudhe rikuperimi, tentoi te rikthehet ne fushe ne ndeshjen e turit te dyte ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv me 28 shtator.
Numri 3 i Vllaznise provoi te luante por nuk ka mundur te qendroje me shume sesa 45 minuta ne fushen e lojes sepse e ka ndjere serish terheqjen muskulare dhe prandaj eshte zevendesuar. Qe atehere ka qene ne fazen e rikuperimit e cila ne fakt ka zgjatur me shume sesa 4 muaj.
Dhe Arbenita ka zbritur sot ne fushen e lojes pas plot 140 ditesh mungese. Dhe ka qene nje rikthim i lumtur sepse ajo ka shenuar edhe nje gol shume te bukur ne minuten e 38-te duke kontribuar kesisoj ne fitoren e thelle te Vllaznise.
Curraj ka qendruar ne fushe deri ne minuten e 60-te kur i ka lene vendin futbollistes Alketa Vruçaj. Kuptohet qe rikthimi i mbrojteses se majte ne fushe pas nje kohe kaq te gjate ka qene nje lajm shume i mire per trajnerin Leka. Me te ne fushe ne ndeshjet e ardhshme padyshim qe Vllaznia do te jete e forte sepse te gjithe i njohin vlerat e kesaj lojtareje.
Gjergj KOLA