Arbitret femra ne Shqiperi po shfaqen çdo dite e me shume protagoniste teksa ato i sheh duke drejtuar jo vetem ndeshje femrash, por edhe meshkujsh. Madje edhe ne Superlige.

Shkodra ne fakt ka qene pararoje ne kete drejtim teksa stema e pare e FIFA-s per femrat i takon pikerisht ketij kolegjiumi teksa ajo eshte mbajtur nga arbitrja Fatjona Borova. Tashme eshte nje tjeter qe kerkon te ngjitet ne keto nivele.

Ajo eshte Jena Mala qe gjithashtu ndjek rrugën e arbitrimit, si asistente arbitër. Me synime të qarta për të ardhmen ajo thotë se po jeton ëndrrën e saj.

“Arbitrimin e kam zgjedhur sepse isha pjesë e sportit prej disa vitesh. Fillimi gjithmonë është i vështirë, sidomos në vendin ku jetojmë. Të hyjë një vajzë në arbitrim nuk është e lehtë, por unë mendoj se nëse i hyn kësaj rruge nuk arrin të dalësh më nga kjo botë”, – tha për “Zërin e Amerikës” Jena Mala, arbitre futbolli.

Kuptohet qe Jena po i hedh hapat e saj te sigurte ne kete rrugetim qe ka nisur dhe padyshim qe ajo shpreson qe shume shpejt te marr edhe stemen e FIFA-s. Per kete arsye, po punon fort çdo dite ne stervitje dhe me kete pasion ajo me siguri qe ka per t’ia dale./SHKODRA-SPORT.COM/