Instagrami në ditët e sotme është kthyer në një mjet mjaft fitimprurës për personazhet e famshëm, e kjo vlen shumë edhe për futbollistët. Ata përfitojnë shuma marramendëse, ndërsa masin edhe popullaritetin e tyre.

Dy nga futbollistët më të ndjekur në këtë rrjet social janë Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi, të cilët vazhdojnë betejën e tyre edhe në këtë fushë. Por, së fundmi një e papritur i ka ndodhur argjentinasit të cilit i është bllokuar Instagram për 40 minuta.

Në këtë kohë në profilin e sulmuesit të Barcelonës nuk kishte postime, as ndjekës ndërsa dilte edhe shkrimi “se përdoruesi nuk gjehet”. Diçka që vendosi në panik fansat e Mesit të cilët nuk po kuptonin se çfarë kishte ndodhur.

Megjithatë, pas 40 minutave gjithçka iu rikthye normalitetit dhe Mesit iu shfaqen 152 milionë ndjekësit, teksa rrjeti social njoftoi se për këtë të papritur do të niste një investigim.

Por, investigimin nuk e kanë pritur fansat e sulmuesit, të cilët edhe në formën e shakave kanë akuzuar se shkaktar të kësaj rrëmuje, Kristiano Ronaldo.

“Ai meriton çmimin e hakerit të vitit, apo gjeniu i marketingut”, ishin vetëm disa nga fjalët që portugezi mori nga fansat e “pleshtit”. Ndërkohë, në bankën e të akuzuarve për Instagramin e Mesit ishin edhe Murinjo me Florentino Perez. /VipSport/