Teksa pritet që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të marrë vendimin për të ardhmen e sportit rus, që rrezikon të mos jetë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyengchang 2018”, nga Moska nis protesta kundër këtij vendimi. Një student i quajtur Roma Starkov ka çelur në rrjetet sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram) një “hashtag” me emrin “NoRussiaNoGames” (pa Rusi nuk ka lojëra), nismë që i janë bashkuar miliona rusë apo persona anembanë botës, madje edhe qindra personazhe VIP.

Nuk ka munguar të mbështesë këtë nismë edhe Ministri Rus i Sportit, Vitaly Mutko, që tha: “Duket e qartë që njerëzit po e kuptojnë diferencës mes të vërtettës dhe gënjeshtrës. Ky është një nismë shumë e rëndësishme, pasi sportistët kanë nevojë për mbështetje”.