Vllaznia ia doli të siguronte fitoren përballë Tiranës në Klasiken e Shqipërisë, duke rihapur kështu edhe garën për titullin kampion. Kuqeblutë triumfuan me golin e Herald Markut, i cili arriti të ekzekutonte në mënyrë përfekte 11-metërshin e fituar nga Bekim Balaj.

Sigurisht që kjo fitore nuk vlen vetëm 3 pikë, pasi drejtuesit me në krye Alban Xahferin kane menduar të shpërblejnë edhe skuadrën për këtë triumph.

Nga sa raportohet nga shtypi i shkruar, lojtarët e Vllaznisë do të marrin premio. Plot 10 mijë euro do të shpërndahen nëpër “xhepat” e futbollistëve.

Edhe vete presidenti Xhaferi pas ndeshjes ne prononcimin e tij per mediat e pranoi se skuadra do te kishte premio por nuk preferoi ta deklaronte shumen, e cila gjithsesi eshte mesuar.

Ne fakt te Vllaznia asnjehere nuk kane munguar shperblimet ne rastet e sukseseve dhe keshtu ndodhi edhe kete here. Presidenca e saj ka qene shume korrekte ne maredheniet financiare me skuadren dhe jo me kot, ne keto tre sezone nuk kane munguar edhe rezultatet pozitive.