Mbrëmja e sotme mund të ketë qenë e fundit për Matko Djarmatin si drejtori sportiv i Vllaznisë. Një fotot e Mevlan Adilit, lojtarit të Vllaznisë me kroatin ngjall dyshime për një largim të Djarmatit nga ekipi.

Disa ditë më parë presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi nuk e konfirmoi në post Matkon, ndërsa mes tyre do kishte një takim. Duket se Adili zbulon largimin e kroatit me një postim në rrjetet sociale.

“Drejtori i madh faleminderit për gjithçka. Njeri kampion”, shkruan Adili që zgjedh një foto nga aeroporti. Ende asgjë zyrtare nga kampi shkodran./newsport/