Ndodh edhe kështu. Ditën e djeshme u nxitua të publikohej lajmi se peshëngritësi Erkand Qerimaj ishte pezulluar për 4 vite nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Mediat i referoheshin kësaj të fundit që e kishte publikuar pezullimin në faqen e saj të internetit. Por e gjitha ka qenë një gafë e madhe dhe nuk dihet ende se si ka ndodhur. Sot ka mbërritur në Tiranë vendimi zyrtar që e pezullon Erkand Qerimajn për një periudhë dyvjeçare. Sigurisht që lajmi i dalë dje i ka interesuar dikujt. Mbase edhe marëdhëniet mes Federatës sonë dhe asaj Botërore nuk janë në nivelin e duhur dhe për rrjedhojë, informacioni nuk vjen në rrugë zyrtare por kjo që ndodh është absurde.

Njëherë deklarohet 4 vite pezullim dhe një ditë më pas, thuhet për 2!!! Megjithatë Qerimaj sërish është i pakënaqur nga e gjithë kjo që ka ndodhur sepse beson se nuk është aspak fajtor dhe për këtë arsye e ka dërguar çështjen në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv në Londër për të kërkuar pafajësinë e tij dhe një dënim minimal.
www.shkodrasport.com