Ka nje vit ne Shkoder por eshte bere si nje shkodran i vertete. Mevlan Adili eshte shkrire me banoret e ketij qyteti, ka krijuar shume njohje e lidhje me ta dhe po mundohet te adaptohet me se miri me jeten ketu.

Por ne kryeqendren e Veriut, lojtari nga Shkupi ka gjetur edhe njerez te cilet ai tashme i konsideron si pjestare te familjes se tij dhe njeri prej tyre eshte edhe mesfushori Ardit Krymi, per te cilin ai ne nje prononcim per “Shkodra Sport” thote:

“Ardit Krymin e dua si vëllain tim. Unë në fakt vetë nuk kam vëlla sepse jam djalë i vetëm dhe prandaj më duket si vëlla. Nëse do të ndodhte që të transferohej një lojtar nga Vllaznia jashtë Shqipërisë, do të dëshiroja që ai të ishte Krymi.

Çdokush e vëren ndryshimin e madh që ka pësuar Krymi këtë sezon. Në fakt tek të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e Vllaznisë sezonin e kaluar vërehen ndryshime, por tek Krymi ato janë më të dukshme.

Në sezonin e kaluar, si të them, më dukej si i dorëzuar, por këtë sezon ka ndryshuar shumë për mirë dhe në fund, Zoti t’ia shpërblejë me një transfertë shumë të mirë sepse e meriton”./SHKODRA-SPORT.COM/