Ekipi shkodran MFC Panthers e ka nisur me fitore kampionatin e “Sunday League” qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit per futbollin 9×9.

Ndeshja e pare eshte luajtur mbremjen e djeshme ne Tirane ndaj ekipit FC Jata dhe eshte fituar nga djemte e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani me rezultatin e paster 3-0.

Ne pjesen e pare ka qene futbollisti Semir Gokaj ai qe ka kaluar ne avantazh Panthers dhe me kete gol eshte mbyllur ajo. Nderkohe ne te dyten, ka dyfishuar shifrat Besfort Gjoklaj fillimisht para se Redi Osmanaga te shenonte edhe golin e trete pak para fundit.

Starti i kampionatit ne kete menyre ka qene i shkelqyer per ekipin e vetem shkodran qe merr pjese ne kete kampionat. Javen e ardhshme MFC Panthers do te luaje ndaj ekipit “Futura Dent”.

Formacioni i MFC Panthers ne ndeshjen e djeshme ka qene ky: Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Brendon Smajli, Semir Gokaj, Admir Mehja, Albert Mila, Oltion Drabeja dhe Ardit Mesi. Te gatshem ne pankine trajneri Fatmir Axhani nderkohe ka patur portierin Fatjon Nutaj, Ergin Axhani, Eglant Berhani, Izmirald Osmani, Redi Osmanaga dhe Asar Bashi./SHKODRA-SPORT.COM/