Ekipi shkodran i MFC Panthers vazhdon rrugetimin e tij te suksesshem edhe ne ndeshjet e vlefshme per Kupen e vene nga Federata Shqiptare e Futbollit. Mbremjen e sotme ai ka fituar edhe ndeshjen e dyte duke u kualifikuar kesisoj per ne çerekfinale te ketij kompeticioni.
Perballe skuadres se drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani ka qene ekipi “Friend’s Team”, ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 2-1. Golat per ekipin shkodran jane shenuar nga futbollistet Denis Çokaj dhe Albert Mila.
Kujtojme qe MFC Panthers Shkodra u kualifikua në raundin e dytë të FSHF Cup në futbollin 9X9, pasi mundën në ndeshjen e raundit të parë ekipin e Futura me rezultatin e thellë 0-5.
Siç shikohet rrugetimi edhe ne kete kompeticion eshte i mbare dhe tashme ata e shohin veten ne mes 8 skuadrave me te mira qe do te vijojne garen per te fituar FSHF Cup. Per momentin jane ne pritje te mesimit te emrit te kundershtarit te ardhshem, por gjithsesi kjo nuk e ndryshon objektivin.
MFC Panthers po ben mire dhe po tregohet shume dinjitoz ne te gjithe ndeshjet qe luan duke u shfaqur si pretendent edhe ne kampionat e po ashtu edhe ne Kupe dhe do te tentoje deri ne fund qe t’i fitoje te dy keto trofe./SHKODRA-SPORT.COM/