“Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite ne Shkoder e cila ka sjelle shpeshhere shume risi ne menyren e punes dhe te funksionimit te saj dhe jo me kot eshte nder me te suksesshmet ne kete qytet dhe jo vetem.
Por se fundi, drejtuesit e saj jane duke u munduar te sjellin nje tjeter risi: Ate te ndertimit te nje programi te posaçem per zhvillimin edhe te trajnereve te rinj qe do te punojne me pas tek kjo Akademi.
Dhe puna ka nisur. Prej disa kohesh, dy prej futbollisteve te ekipit te tyre, qe siç dihet tashme perfaqesojne Laçin, pikerisht kapitenia Fabiola Caka dhe Samela Markaj kane filluar te punojne si trajnere me ekipet e moshave te vogla te kesaj Akademie.
Nje pune qe e kane nisur me shume deshire dhe me siguri qe do t’u sherbeje shume edhe per te ardhmen. Perpos tyre, nje tjeter trajner i ri qe eshte ofruar prane “Atletik” eshte Kristian Çarku. Ky i fundit eshte duke punuar si ndihmestrajner tek ekipi U13 bashke me trajnerin Suad Prençi.
Stafi i “Atletik” eshte shume i veçante per menyren e komunikimit me njeri- tjetrin por edhe me femijet, megjithate drejtuesit e shoqates nuk kane nder mend te ndalen ketu teksa kane filluar te pergatisin edhe trajneret e se ardhmes. Qe do te thote se projekte te tjera jane ne prag…/SHKODRA-SPORT.COM/