Migen Memelli vjen në Korçë si një ish i Skënderbeut. Kjo natyrisht nuk është e lehtë për çdo trajner që ka kaluar një periudhë të mirë tek një ekip.
I pyetur në do të jetë një përballje Memelli kundër Gvozdenoviçit, tekniku i korçarëve duke buzëqeshur ka deklaruar: “Nuk është një ndeshje Ivani kundër Memellit apo Migeni kundër meje, është një ndeshje Skënderbeu me Vllazninë dhe vetëm kaq. Ju deklaroj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e shumë luftuar.”
Këto fjalë trajneri i ka deklaruar një ditë para ndeshjes me Vllazninë në Korçë. Ne krahun tjeter, Memelli sot nuk ka dale para mediave duke lene ta beje kete gje ndihmesi i tij Shtubina.
Sigurisht qe ashtu siç ka thene Gvozdenoviç, neser nuk do te jete nje perballje trajneresh, por edhe mund te jete e tille. Gjithmone nese ata do te arrijne te injektojne te futbollistet ato se çfare kane ne mendje vete per ta zgjidhur ndeshje ne menyren e duhur.